Dita e sotme nis me mot të paqëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit, me vranësira dhe reshje shiu, ndërsa gjatë orëve të pasdites pritet një përmirësim i situatës atmosferike.
Reshjet do të jenë kryesisht të dobëta, por në zona të veçanta mund të marrin formën e shtrëngatave të shkurtra, të shoqëruara me bubullima dhe shkarkesa elektrike.
Sipas parashikimit, kthjellimet do të bëhen më të pranishme pas mesditës.
Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi dhe veriu, me shpejtësi rreth 8 m/s. Në zonat bregdetare, veçanërisht në jugperëndim, si dhe në lugina, era pritet të forcohet herë pas here deri në 17 m/s.
Deti do të ketë valëzim të forcës 2-3 ballë.













