Irani paralajmëron SHBA-në: Rregullat e lojës kanë ndryshuar, përgjigja jonë do të jetë e dhimbshme

6 Shtator 2026 | 15:51

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se “rregullat e lojës” në përballjen me Iranin kanë ndryshuar, një ditë pas sulmeve amerikane ndaj tankerëve iranianë në Gjirin Persik.

“SHBA-të duhet ta kuptojnë se rregullat e lojës në luftën kundër Iranit kanë ndryshuar para se të jetë tepër vonë”, deklaroi Ghalibaf të dielën, më 6 shtator. Ai paralajmëroi se çdo sulm i ardhshëm ndaj interesave dhe sigurisë së Iranit do të përballet me një përgjigje “më të shpejtë, më të rëndë dhe më të dhimbshme”.

Ndërkohë, Garda Revolucionare e Iranit ka njoftuar se ka ndërmarrë sulme ndaj objektivave amerikane në shenjë hakmarrjeje pas një sulmi ndaj një cisterne iraniane.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA dhe televizionit shtetëror iranian, forcat e Gardës Revolucionare shënjestruan një mjet ushtarak amerikan pa pilot në zonën e Ngushticës së Hormuzit.

“Gardat Revolucionare sulmuan një automjet ushtarak amerikan pa pilot që po përpiqej të depërtonte në zonën e mbrojtur të Ngushticës së Hormuzit”, thuhej në deklaratën e cituar nga mediat shtetërore.

Forcat detare të Gardës Revolucionare deklaruan gjithashtu se kishin shënjestruar tre anije cisternash nafte që po përdornin rrugët e kalimit përmes Ngushticës së Hormuzit pa leje, si dhe tre anije të tjera në zona të ndryshme.

Garda Revolucionare paralajmëroi anijet e tjera që të mos tentojnë të kalojnë nëpër rrugë detare për të cilat nuk kanë marrë leje, duke rritur tensionet në një prej korridoreve më strategjike të transportit të naftës në botë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania planifikon një “mburojë mbrojtëse” kundër sabotazhit

Gjermania po planifikon të krijojë një “mburojë mbrojtëse” për të parandaluar dhe luftuar përpjekjet e sabotimit, pas një sulmi me dron në aeroportin e Leipzigut...
15:40 | 06/09/2026

Kryeministri izraelit, Netanyahu: Katari është një shtet armiqësor!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë pretendimet se Katari ka ndikuar në politikën e Izraelit gjatë luftës në Gaza, duke e cilësuar Dohën si...
15:24 | 06/09/2026

Lavrov: Akuzat kundër Moskës për dronin në Leipzig janë fillimi i një lufte të vërtetë

Akuzat nga vendet perëndimore për përfshirjen e Moskës në incidentin me dron në Leipzig janë, në pjesën më të madhe, fillimi i një lufte të...
14:25 | 06/09/2026