Juventus do të ndeshet sonte në mbrëmje në Torino ndaj Milanit, në supersfidën e javës së tretë në Serie A.
Bardhezinjtë vijnë me kapacitet të reduktuar për këtë përballje, ku do të mungojnë plot 8 lojtarë.
McKennie dhe Andrea Cambiaso nuk janë rikuperuar nga lëndimet e fundit. Tashmë dihet që Khephren Thuram dhe Kenan Yildiz do të mbeten jashtë fushave për disa muaj me radhë.
Jashtë skuadrës së sotme është lënë edhe Arkadiusz Milik, i cili gjithashtu nuk është i disponueshëm për përballjen ndaj Milanit.
Tre lojtarët e tjerë që nuk do të jenë pjesë e ndeshjes së sotme janë Juan Cabal dhe nënshkrimet e verës Jeff Ekhator dhe Pape Matar Sarr, ndërsa Nick Woltemade është përfshirë në listën e skuadrës.
Spalletti ka thirrur gjithashtu lojtarët e NextGen, Augusto Oëusu, 21 vjeç, dhe Filippo Pagnucco, 20 vjeç.