Një zjarr ka përfshirë ambientet e jashtme të një lokali në zonën e Triportit, në Vlorë, e si pasojë ka krijuar rrezik për përhapjen e flakëve drejt zonës pyjore të Pyllit të Sodës.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në drejtim të pyllit.
Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur vënien nën kontroll të zjarrit në ambientet e jashtme të lokalit, duke shmangur përhapjen e flakëve në zonën pyjore.
Për momentin nuk raportohen dëme të tjera, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.
Ngjarja vjen në një kohë kur Vlora është përballur me disa vatra zjarri, ndërsa vetëm gjatë ditëve të fundit është raportuar edhe riaktivizimi i zjarrit në zonën e Pishporos.













