Situata vijon të jetë kritike prej disa ditësh në Gojan të Pukës, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dhe tashmë po kërcënon seriozisht zonat e banuara.
Për shkak të rrezikut nga zjarri, janë evakuuar gjashtë familje, banesat e të cilave rrezikoheshin nga flakët.
Situata mbetet shqetësuese, ndërsa vijon monitorimi i zjarrit dhe përpjekjet për të parandaluar afrimin e flakëve drejt banesave.
Terreni i thyer dhe përhapja e shpejtë e zjarrit e bëjnë situatën veçanërisht të vështirë, ndërsa banorët presin ndërhyrje për të frenuar flakët dhe për të garantuar sigurinë e zonave të banuara.













