Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës ka vijuar edhe në ditën e 83-të, ndërsa qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave, duke ironizuar rritjen e çmimeve, pagat dhe situatën e drejtësisë në vend.
Një prej pankartave i referohet kostos së lartë të jetesës dhe vështirësive me të cilat përballen qytetarët, veçanërisht të rinjtë.
“Çmimet aq të larta, sa rroga ime po kërkon azil politik. Rinia jonë meriton të jetojë këtu”, shkruhet në pankartë.
Një tjetër mesazh ka në qendër drejtësinë dhe SPAK-un. Protestuesit ironizojnë pushtetarët përmes akuzave për korrupsion dhe abuzim me fondet publike.
“Aq shumë keni vjedhur, sa edhe SPAK-ut po i vjen keq për ju!”, thuhet në pankartën tjetër.
















