Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën pranë tunelit në Ujin e Ftohtë, në Vlorë.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me pisha, ndërsa pranë zonës së përfshirë nga zjarri ndodhen disa hotele dhe biznese.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijojnë ndërhyrjen për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Situata paraqitet e vështirë për shkak të dendësisë së bimësisë dhe terrenit të vështirë, ndërsa era mund të favorizojë përhapjen e flakëve.













