Një grua shtatzënë ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri në Malishevë, ndërsa një burrë i cili gjithashtu mbeti i plagosur po lufton për jetën.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa viktima ishte në javën e 34-t të shtatzënisë. Pas plagosjes, ajo u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në repartin e Emergjencës.
Sakaq, personi tjetër është i intubuar për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Emergjenca e QKUK-së ka konfirmuar rastin, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi dinamikën e ngjarjes apo motivet që çuan në përdorimin e armës.
Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që Policia e Kosovës të japë informacion të mëtejshëm për ngjarjen.













