Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës.
Ata e kanë zhvendosur protestën nga sheshi përpara godinës së qeverisë drejt akseve kryesore të kryeqytetit.
Gjatë marshimit, qytetarët kanë përsëritur thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe kanë kërkuar dorëheqjen e tij.
“Ju erdhi fundi”, “Rama jep dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën” dhe “Shqipëria kërkon revolucion” janë disa prej sloganeve që janë dëgjuar gjatë lëvizjes së protestuesve nëpër rrugët e Tiranës.
Marshimi vijon në kuadër të protestës së 85-të qytetare kundër qeverisë, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e aksionit të tyre.













