• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Durrësi mes plehrave në rrugë, Policia Bashkiake gjobit ndotësit

by Lajm Lajm
August 24, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Durrësi mes plehrave në rrugë, Policia Bashkiake gjobit ndotësit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Problematika e menaxhimit të mbetjeve në Durrës vijon edhe pas nisjes së masave ndëshkuese ndaj qytetarëve dhe bizneseve që nuk respektojnë rregullat e depozitimit.

Policia Bashkiake njoftoi më 19 gusht se, përmes kamerave të vendosura pranë pikave të grumbullimit, janë identifikuar individë dhe subjekte që kanë depozituar mbetje në kundërshtim me rregullat.

“Për shkelësit janë marrë masa administrative, ndërsa në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë nisur disa procedime penale ndaj subjekteve dhe individëve përgjegjës”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë Bashkiake, pikat e grumbullimit monitorohen me kamera 24 orë në ditë, ndërsa subjektet tregtare duhet t’i depozitojnë mbetjet urbane në vendet e përcaktuara dhe brenda orarit 23:00–04:00.

Por vëzhgimet në terren tregojnë edhe anën tjetër të problemit. Në disa pika grumbullimi, kontejnerët gjenden të tejmbushur, mbetjet qëndrojnë edhe jashtë tyre dhe hapësirat përreth janë të papastra. Gjendja ngre pikëpyetje për frekuencën e tërheqjes dhe mirëmbajtjen e pikave të grumbullimit, ndërsa pranë tyre ndihet edhe aroma e rëndë.

Edhe në reagimet ndaj njoftimit të Policisë Bashkiake, qytetarët kërkuan që krahas kontrolleve të pastrohen dhe lahen vendet e grumbullimit të mbetjeve, duke ngritur shqetësimin për erën e rëndë gjatë muajve të verës.

Pastrimi dhe mirëmbajtja e këtyre pikave janë pjesë e vetë shërbimit të menaxhimit të mbetjeve. Plani i mëparshëm vendor parashikonte pastrimin e hapësirës përreth kontejnerëve pas tërheqjes së mbetjeve, si dhe larjen dhe dezinfektimin e tyre një herë në javë. Edhe dokumentet buxhetore për periudhën 2026-2028 përfshijnë mirëmbajtjen dhe dezinfektimin e kontejnerëve në shërbimet e menaxhimit të mbetjeve.

Monitorimi në terren, megjithatë, dokumenton problematika në disa pika të qytetit. Në lagjen nr. 18, kontejnerët gjenden shpesh të tejmbushur dhe mbetjet përfundojnë në rrugë. Edhe pas evadimit të mbetjeve, hapësira përreth kontejnerëve mbetet e papastër, ndërsa gjatë ditëve me temperatura të larta në zonë ndihet aroma e rëndë.

Situatë e ngjashme është konstatuar pranë Spitalit Rajonal të Durrësit dhe në Rrugën “Adria“,  pak metra larg Mauzoleumit të Dëshmorëve. Kontejnerë të tejmbushur dhe mbetje të depozituara jashtë tyre janë konstatuar gjithashtu pranë shkollës 9-vjeçare “Nënë Tereza”, e njohur në qytet si shkolla e “Dy Gjelave”.

Menaxhimi i mbetjeve ka një peshë të konsiderueshme në buxhetin vendor. Për vitin 2026, Bashkia Durrës ka në buxhet 950.9 milionë lekë për programin “Menaxhimi i mbetjeve”, prej të cilave 425.8 milionë lekë për personelin, 506.9 milionë për shpenzime të tjera korrente dhe 18.09 milionë për shpenzime kapitale.

Çështja e menaxhimit të mbetjeve u ngrit së fundmi edhe nga banorët e Spitallës, të cilët protestuan  kundër grumbullimit të mbetjeve pranë banesave. Pas protestës, bashkia ndërhyri për pastrimin e zonës,  ndërsa shqetësimi për menaxhimin e mbetjeve vijon në pika të tjera të qytetit. / Amfora.al

Tags: bashkiaDurrësgjobatmbeturinat
Previous Post

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë rritjen

Next Post

Protestë para SPAK, qytetarët kujtojnë aferat e bujshme: Miliona euro abuzime!

Lajm Lajm

Lajm Lajm

Next Post
Protestë para SPAK, qytetarët kujtojnë aferat e bujshme: Miliona euro abuzime!

Protestë para SPAK, qytetarët kujtojnë aferat e bujshme: Miliona euro abuzime!

TË FUNDIT

Aksion ndaj makinave luksoze në Tiranë, policia verifikon origjinën dhe burimin e pasurisë

Aksion ndaj makinave luksoze në Tiranë, policia verifikon origjinën dhe burimin e pasurisë

September 6, 2026
Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

September 6, 2026
Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, vijon rreziku i banesave

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, vijon rreziku i banesave

September 6, 2026
Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe nën kritika pas disfatës ndaj Betisit

Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe nën kritika pas disfatës ndaj Betisit

September 6, 2026
Sot dita e 99-të e revoltës! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Do të gjuajmë me vezë tek Parlamenti

Sot dita e 99-të e revoltës! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Do të gjuajmë me vezë tek Parlamenti

September 6, 2026
Sherri mes biznesmenëve në Vlorë, gjykata jep masat për të arrestuarit

Sherri mes biznesmenëve në Vlorë, gjykata jep masat për të arrestuarit

September 6, 2026
Dy “skifterë” shqiptarë grabisin shtëpinë e biznesmenes së njohur spanjolle, kapen mat nga pronarja (Video)

Dy “skifterë” shqiptarë grabisin shtëpinë e biznesmenes së njohur spanjolle, kapen mat nga pronarja (Video)

September 6, 2026
Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës, përfshihen nga flakët sipërfaqe me pisha dhe ullishte

Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës, përfshihen nga flakët sipërfaqe me pisha dhe ullishte

September 6, 2026
Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

September 6, 2026
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

September 6, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL