Sllovenia po përballet me një skandal politik dhe të sigurisë e në qendër të vëmendjes është vënë presidentja Natasha Pirc Musar. Ajo akuzohet për lidhje të mundshme me intelegjencën ruse.
Gjithçka nisi pas një aksidenti automobilistik me 1 gusht që presidentja pësoi në makinën ku po udhëtonte edhe mikesha ruse, Viktorja Krivolucka.
Presidenca sllovene i ka hedhur menjëherë poshtë këto akuza.
Ndërsa opozita ka kërkuar marrjen e masave deri në kufizimin e aksesit të informacioneve sekrete për presidenten.
Në qendër të debatit janë vendosur edhe udhëtimet private të Pirc Musar në Rusi para se të bëhej presidente dhe marrëdhëniet e saj me Krivolucka.
Sipas raportimeve, presidentja dhe mikesha e saj kanë vizituar 7 herë Moskën dhe Shën Petersburgun.
Vetë Krivolucka që ka pasur një lidhje me ish-oficerin e inteligjencës sllovene, të larguar në Rusi, e ka mohuar se ka bashkëpunuar me organizata të huaja të inteligjencës.













