Sali Berisha nisi takimin me demokratët e Diasporës në SHBA, ku ngriti alarmin për situatën në të cilën sipas tij ndodhet vendi.
Kryedemokrati tha se rreth 46% e qytetarëve e kanë braktisur Shqipërinë gjatë dekadës së fundit për shkak të asaj që u cilësua si një "regjim i drogës" në Tiranë.
Berisha gjatë fjalës së tij ka falënderuar përfaqësuesit e diasporës në SHBA për kontributin e tyre në lirinë e Shqipërisë dhe në çlirimin e Kosovës.
Sali Berisha do të zhvillojë një takim të madh me shqiptarët në New Jersey këtë të diel në orën 10 të paradites me orën amerikane, ose 16:00 me orën në Tiranë. (A2 Televizion)