E martë, 15 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha takime me shqiptarët në SHBA: Emigrimi dhe ndikimi i krimit të organizuar, problemet kryesore për vendin

Ilustrim · Vizion Plus

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka nisur udhëtimin në SHBA me takime me qytetarët shqiptarë të cilët banojnë atje.

Kryedemokrati adresoi problematikat në vendin tonë duke cilësuar emigrimin masiv, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si shqetesimet kryesore me të cilat përballet Shqipëria.

Gjatë takimit, ai akuzoi qeverinë se krimi i organizuar ka ndikim në institucionet shtetërore dhe në zgjedhje.

Berisha do të marrë pjesë në disa aktivitete të planifikuara në Shtetet e Bashkuara, në një vizitë që pritet të zgjasë 7 ditë.

Përveç Konventës Kombëtare Republikane, që do të zhvillohet në Dallas më 9 dhe 10 shtator, Berisha do të zhvillojë edhe një sërë takimesh me komunitetin e shqiptarëve atje.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh