Lajme

Rashit Qalaj uron 27-vjetorin e Policisë së Kosovës, nderon pjesëtarët e rënë në detyrë

09/06/2026 11:42
nga:Genita C

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka uruar 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e pjesëtarëve të saj në shërbim të qytetarëve, raporton GazetaBlic.

Qalaj ka shprehur veçanërisht respekt për policët që kanë humbur jetën në krye të detyrës.

E plotë:

27 VJET POLICI E KOSOVËS

Sot shënojmë 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës – institucionit që për 27 vite ka qenë në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.
Nderim dhe respekt për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës që me profesionalizëm, përkushtim dhe guxim kanë kontribuar në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe jetës së qytetarëve.

Veçanërisht, përulemi me respekt para kujtimit të policëve që ranë në krye të detyrës.

Urime 27-vjetori, Polici e Kosovës!