Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se, bazuar në parashikimet zyrtare të motit, temperaturat e ditës së diel nuk pritet të arrijnë nivelin që aktivizon masat e përkohshme të kufizimit të qarkullimit për automjetet e rënda.
Sipas ministrisë, situata meteorologjike do të monitorohet në baza ditore, ndërsa qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë në rast se krijohen kushtet për zbatimin e kufizimeve.
Vendimi për kufizimin e përkohshëm të qarkullimit synon të zbatohet në rast të temperaturave të larta, me qëllim mbrojtjen e infrastrukturës rrugore.


