Lajme

27-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës

09/06/2026 08:09
nga:Genita C

Më 6 shtator 1999, në kuadër të Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, u hap Shkolla e Policisë në Kosovë, duke shënuar fillimin e trajnimit të pjesëtarëve të parë të këtij shërbimi.

Në këtë ditë, 176 kandidatë nisën trajnimin si gjenerata e parë e Policisë së Kosovës. Pas përfundimit me sukses të trajnimit, ata filluan ushtrimin e detyrës policore në të gjithë territorin e Kosovës, duke u bërë pjesë e historisë si pjesëtarët e parë të këtij institucioni.

Për 27 vjet, Policia e Kosovës ka qenë pjesë e rëndësishme e garantimit të rendit dhe sigurisë, si dhe e ofrimit të shërbimeve për qytetarët në të gjithë vendin.