• Kontakt
Sunday, September 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Nga territoret e pushtuara drejt Koresë së Veriut/ BE godet kampin ku dërgohen fëmijët ukrainas

15:50 : 06/09/2026
në BOTA

Rusia ka dërguar fëmijë të rrëmbyer ukrainas në një kamp veror në Korenë e Veriut, sipas një dokumenti të Bashkimit Evropian të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, ku përshkruhet rundi i ri i planifikuar i sanksioneve.

Dokumenti liston personat dhe entitetet që do të përfshihen në sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë, të cilat pritet të miratohen javën e ardhshme.

Personat e propozuar për sanksionim janë kryesisht zyrtarë të lartë në territoret e pushtuara nga Rusia në Krime dhe Donbas, por ndoshta emri më i spikatur në listë është Kampi Ndërkombëtar i Fëmijëve Songdovon, i cili drejtohet nga autoritetet e Koresë së Veriut.

Në dokument thuhet se ky kamp “merr pjesë në programe të organizuara që përfshijnë transferimin e fëmijëve ukrainas nga territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës në Korenë e Veriut”.

Transferimet koordinohen nga zyrtarë rusë dhe, ndonëse supozohet se bëhet fjalë për “shkëmbim kulturor”, në dokument thuhet se ai “shërben për një funksion më të gjerë propagandistik: fëmijët ukrainas ekspozohen ndaj narrativëve të përzgjedhur prorusë”.

Me fjalë të tjera, shtohet në dokument, kampi “është i përfshirë drejtpërdrejt në transferimin e paligjshëm, indoktrinimin ideologjik dhe militarizimin e fëmijëve ukrainas në bashkëpunim me Federatën Ruse”.

Lexo edhe:

Shefi i spiunazhit suedez ngre alarmin: Rrezik i lartë nga lufta hibride ruse

Trump me ‘dorë të hekurt’, sanksione të reja ndaj Kubës

Kampi gjendet në bregun lindor të Koresë së Veriut, në Detin e Japonisë, rreth 95 kilometra nga kufiri me Korenë e Jugut.

Uri Tours, një kompani në Korenë e Veriut që promovon kampin, thotë se ai është më i madhi në vend dhe është hapur në vitin 1960 për “promovimin e miqësisë ndërkombëtare”.

Kampi ishte sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar në maj, për “ofrimin e mbështetjes për programin e Qeverisë së Rusisë për dëbimin me forcë dhe riedukimin e fëmijëve ukrainas”.

Koreja e Veriut u përgjigj duke tërhequr ambasadorin e saj nga Londra dhe duke ulur nivelin e raporteve diplomatike.

Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN) ka lëshuar një fletarrestim për presidentin rus, Vladimir Putin, për “dëbimin e paligjshëm… të fëmijëve ukrainas”.

Përfshirja e Koresë së Veriut në fushatën e Rusisë për rrëmbimin e fëmijëve duket se e rrit më shumë rolin e saj në luftë.

Koreja e Veriut dërgoi rreth 12.000 trupa për të luftuar përkrah forcave ruse në vitin 2024, pas inkursionit të Ukrainës në rajonin e Kurskut. Inteligjenca e Koresë së Jugut ka raportuar se rreth 2.000 trupa të Phenianit janë vrarë në luftime.

Së fundi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, deklaroi se në Rusi do të dërgoheshin më shumë trupa të Koresë së Veriut, të cilat mund të përdoren për operimin e raketave balistike, të prodhuara nga Pheniani, në sulmet ndaj Ukrainës.

Entitetet e tjera të renditura në listën e sanksioneve të BE-së janë të ashtuquajturat “kampe verore” në Rusi ose në rajonet e pushtuara të Ukrainës.

Sipas bllokut evropian, fëmijët e dërguar atje ekspozohen ndaj programeve që nxisin “besnikërinë ndaj Rusisë, identitetin kombëtar rus, përvetësimin e vlerave kombëtare ruse, tema të historisë ushtarake dhe pjesëmarrjen në aktivitete të lidhura me organizatat ushtarako-patriotike”.

Në dokument thuhet po ashtu se këto lloj dëbimesh “përbëjnë shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare dhe shkelje të të drejtave themelore të fëmijës, që kanë për synim fshirjen e identitetit ukrainas dhe cenimin e ruajtjes së identitetit të brezave të ardhshëm”./ REL

Etiketa: dokumentaentiteteRusiasanksione

Lajme të lidhura

BOTA

Shefi i spiunazhit suedez ngre alarmin: Rrezik i lartë nga lufta hibride ruse

16:34 : 04/09/2026
BOTA

Trump me ‘dorë të hekurt’, sanksione të reja ndaj Kubës

11:48 : 04/09/2026
BOTA

Kina kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj kompanive të saj

21:39 : 03/09/2026
BOTA

Gjermania akuzon Rusinë për sulmin në aeroportin e Leipzigut, mbyll konsullatën ruse në Bon

18:37 : 01/09/2026
BOTA

Përplasjet në G20 për rikthimin e Rusisë, Gjermania: Nuk mund të normalizojmë marrëdhëniet me Moskën

22:47 : 31/08/2026
BOTA

Rusia: SHBA e sheh Evropën si një fushë betejë të mundshme bërthamore

15:03 : 30/08/2026
Para

Trashëgimia kulturore e Durrësit në kërkim të publikut të saj të ri

TË GJITHA

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi

16:30 : 06/09/2026

Shpërthen zjarri në një sallë dasmash, 22 persona humbin jetën në Kongo

16:18 : 06/09/2026

Trashëgimia kulturore e Durrësit në kërkim të publikut të saj të ri

16:02 : 06/09/2026

Nga territoret e pushtuara drejt Koresë së Veriut/ BE godet kampin ku dërgohen fëmijët ukrainas

15:50 : 06/09/2026

Cilat janë shenjat që mashtrojnë më shumë dhe kush nuk tradhton kurrë?

15:35 : 06/09/2026

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, rrezikohen banesat e zonës

15:29 : 06/09/2026

Konflikti te ‘Regina Palm’, gjykata jep masat e sigurisë, lirohet Luan Muça i ‘Deltës’

15:07 : 06/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

f1 casinoiptvbetcioEscortes Belgiqueşile escortMarsbahisMarsbahisiptvonwinanında indexcasinofastCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetthe luxe casinothe luxe casinoromabetgrandpashabetgrandpashabetligobethuhubetonwinjojobetJojobetcasibomjojobet girişsetrabetpusulabetCasibomjojobetcasibommarsbahisBahsegelsekabetMarsbahisgrandpashabet