Lajmet e fundit

Irani ka paralajmëruar se do të forcojë masat për të përballuar pasojat e sanksioneve amerikane, të cilat kanë rënduar ekonominë e vendit.
Pas rifillimit të sulmeve mes palëve, kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, deklaroi se rregullat e luftës kanë ndryshuar dhe paralajmëroi ShBA-në për pasoja të reja, shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv
“Çdo sulm ndaj interesave dhe sigurisë së Iranit do të marrë një përgjigje më të shpejtë, më të rëndë dhe më të dhimbshme”, tha Qalibaf.
Tensionet janë rritur sërish pas një periudhe pauze në muajin gusht, ndërsa përpjekjet diplomatike për rikthimin e procesit të paqes kanë bërë pak përparim.