Lajmet e fundit
Timora Gashi është një talente e re nga Kosova, e cila prej moshës katërvjeçare ka kultivuar pasionin për pianon dhe tashmë ka arritur suksese në gara kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ajo në emisionin “Weekend”, foli për pasionin e saj për muzikën, sukseset në piano, udhëtimet dhe planet për të ardhmen.
Timora ka fituar vendin e parë në një garë në Mitrovicë, ku mori 100 pikë, ndërsa suksesin e ka përsëritur edhe në një festival ndërkombëtar në Stamboll.
“Jam ndier shumë krenare dhe shumë e gëzuar. Krejt familja më ka bërë suport”, tha Timora për Klan Kosova.
Cilat janë ëndrrat dhe synimet e të voglës kur të rritet?
Ndiqeni intervistën e plotë për të mësuar më shumë: