Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka postuar një mesazh në faqen e tij në facebok ku shpjegon detaje mbi takimin që ka zhvilluar së bashku me liderin e Opozitës shqiptare Sali Berisha, me diasporën në SHBA.
Postimi:
Në një darkë me komunitetin shqiptar, së bashku me Prof. Dr. Berishën.
Falënderoj komunitetin shqiptar, i cili ka qenë ura lidhëse e Shqipërisë me SHBA-në, një mbështetje e madhe për çështjen kombëtare, demokracinë në Shqipëri, Kosovën dhe shqiptarët. Kënaqësi të ndodhem mes jush, miq të shquar si David Phillips, Elez Biberaj, Hari Bajraktari, Nuredin Seci dhe shumë miq të tjerë. Sot, Shqipëria është në udhëkryq dhe ka nevojë për çdo shqiptar, kudo që të jetë, për të rikthyer demokracinë, për të luftuar korrupsionin dhe për t’ua kthyer Shqipërinë shqiptarëve.
© SYRI.net