Qasja e re e qeverisë shqiptare ndaj integrimit evropian ka zbuluar një strategji të paprecedentë, e cila ngre pikëpyetje të forta mbi transparencën dhe mungesën e debatit të brendshëm. Gjatë një konference në Cernobbio të Italisë, kryeministri ka shpalosur idenë e një integrimi "pjesë-pjesë" pa të drejtë vetoje, duke përdorur tone sarkastike dhe batuta si ajo e "dashnorit të refuzuar". Megjithatë, pas kësaj retorike fshihet një paralajmërim i hapur drejtuar unionit: nëse dyert mbyllen, vëmendja mund të kthehet drejt Kinës dhe Rusisë.
Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare Melisa Braci tha gjatë një interviste në Syri tv se ky komunikim i ri synon të zhvendosë vëmendjen nga dështimet e brendshme. Në vend që të paraqiten arritjet e shtetit shqiptar dhe plotësimi i kushteve reale, zgjidhet rruga e shantazhit gjeopolitik. Kjo ndodh në një realitet ku vendi përballet me akuza serioze për informalitet të lartë ekonomik që llogaritet në miliarda euro, korrupsion dhe probleme me sundimin e ligjit.
Problematika më e thellë mbetet shmangia e plotë e opinionit publik shqiptar. Ndryshe nga vende si Islanda, ku vendimet për anëtarësim kërkojnë referendume dhe debate të gjera kombëtare, ndryshimi i kursit të politikës së jashtme shqiptare po ndodh si një vendim personal dhe imperativ, i pa konsultuar as me kabinetin qeveritar. Këto teori të reja integrimi duket se gjejnë hapësirë diskutimi vetëm në artikuj të përbashkët me liderë të tjerë të Ballkanit si presidenti i Serbisë, ndërkohë që qytetarët vendas mbeten krejtësisht të painformuar dhe të përjashtuar nga vendimmarrja për të ardhmen e tyre evropiane.
Edvin Parruca: Do të doja të flisja për disa zhvillime të fundit në Evropë. Tani të jemi njëherë nga ajo që lidh Shqipërinë me Evropën, që është integrimi. Kryeministri Rama ishte në Itali, në Cernobbio, ku në një panel të një konference, paneli të titulluar "Axhenda për Evropën", zoti Rama ka përsëritur edhe njëherë disa prej tezave të tij për integrimin. Dhe përtej batutave me dashnorin e refuzuar dhe të pangushëllueshëm, ai ka përsëritur tezën e pranimit pjesë-pjesë, pa të drejtë vetoje, pra një pranim - pa prani, duke thënë që nuk e bën dot BE-ja tani sepse nuk e lë opinioni publik që të pranojë dhe vende si Shqipëria. Nga ana tjetër, ka përsëritur idenë që çfarëdo që të bëjë Serbia nuk duhet larguar nga tryeza, është më mirë që të qëndrojë gjithmonë në tryezën e bashkimit evropian. Si e shikoni ju këtë tezë të Ramës? Sa bazohet kjo mbi realitetin evropian, ku në fakt ka një, të themi, ndryshim të mendimit të opinionit publik, por nga ana tjetër kemi dhe një vend ku flitet për narkoshtet, për ekonominë informale, për probleme të mëdha të korrupsionit dhe të sundimit të ligjit, për një ekonomi të zezë që mund të jetë deri në 10 miliardë euro që qarkullon në vend. Është Europa që nuk e lë opinionin publik, është Shqipëria, se...
Melisa Braci: Siç e thatë edhe ju, Rama në komunikimin e tij të djeshëm ishte pak sarkastik, si aq edhe një model i ri komunikimi, bazuar sipas meje edhe në rastin e Islandës. Domethënë, ai e përforcoi këtë idenë e tij të anëtarësimit të pjesshëm që, sipas meje, nuk është aq korrekte, në një kohë që është një kryeministër që premtimin e tij elektoral kryesor e ka pasur integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda 2030-ës. Gjithashtu, zoti Rama është një komentator edhe një strateg që bazohet shumë tek aktualitetet, domethënë të ngjarjeve të ditës brenda Bashkimit Evropian. Pra, ai e lexon situatën, nuk them që është një injorant le të themi në marrëdhëniet ndërkombëtare, e lexon situatën brenda Bashkimit Evropian, e lexon opinionin publik, por problemi është se ai është kryeministri i Shqipërisë. Dhe nuk është aty për t'ju bindur qytetarëve ose opinionit publik të Bashkimit Evropian. Ai në Bashkimin Evropian duhet të paraqitet me objektivat por gjithashtu dhe me arritjet e tij, me arritjet e Shqipërisë. Në rast se këto arritje nuk janë kryer, ai nuk mund të pretendojë të hyjë në Bashkimin Evropian me idenë se çfarë po ndodh rreth Bashkimit Evropian. Pra me kërcënime që "ne shtyjmë Kinën, shtyjmë Rusinë, ju duhet të na integroni". Se ishte domethënë e tha kështu qartazi që...
Edvin Parruca: Po, po ja kështu e tha, po.
Melisa Braci: Ai pak a shumë është edhe një kërcënim se po i thua që ne deri tani e kemi shtyrë, por në rast se ju vazhdoni që të na shtyni ne...
Edvin Parruca : Po, ne shkojmë me Kinën... Ka vlerë ky kërcënim në BE? Kush e merr parasysh këtë lloj kërcënimi?
Melisa Braci: Edhe ka vlerë, por për sa kohë ka liderë evropianë që akuzohen që kanë bashkëpunuar me Kinën, nuk besoj se në veshët e evropianëve... Ai më shumë po fliste si një lider evropian, ose si një kryetar i një think-tank-u, që po i tregonte Evropës se ku është. Domethënë evropianët e dinë, nuk është e re. E re është për Shqipërinë në fakt. Gjithashtu, zgjodhi besoj një ambient që nuk ishte aq i përshtatshëm për atë lloj pragmatizmi që bëri ai. Domethënë, unë e pashë se kush ishte në sallë, dhe pashë edhe batutën e tij me presidentin e Ballkanit Perëndimor. Nuk ishte një ambient për të bërë gjithë atë lloj strategjie europianiste, as nuk ja kishte kërkuar njeri. Por problemi më i madh është që ai nxjerr një teori, nxjerr një program të ri të Shqipërisë, si drejtues i politikës së jashtme, pa marrë parasysh dhe pa hapur këtë debat në Shqipëri. Në rastin, po marr rastin e Islandës, drejtuesit e qeverisë aktuale kërkuan dhe bënë debat publik dhe referendum mbi integrimin ose jo të Islandës në Bashkimin Evropian. Ai nuk e ka hapur kurrë këtë si debat. Nuk besoj se e ka konsultuar as me anëtarë të qeverisë së tij. Është thjesht një ide e tij që bëhet urdhër...
Edvin Parruca: Pra ideja që të futemi pa veto dhe pjesë-pjesë. Ky ndryshim kursi, është vetëm nga ai. E ka diskutuar me Vuçiç në fakt, se botuan bashkë një opinion në Frankfurter Allgemeine Zeitung. Këtu brenda s'e ka folur me njeri.
Melisa Braci: Po. Sepse e kam parasysh sepse e bëjnë, sepse ata arritjet brenda shtetit nuk i kanë bërë, pra brenda Shqipërisë...
© SYRI.net