Gjatë ditës është ekonomiste dhe nënë e tre fëmijëve, por sapo përfundon punën, ajo i drejtohet koshereve. E lindur në një fshat nga Tepelena dhe e martuar në Kremenar të Mallakastrës, ajo është marrë me bletë prej afro 20 vitesh
Gruaja nga Kremenari i Mallakastrës merret me bletari, një pasion të cilin e ka trashëguar nga gjyshi dhe babai.
Gjithçka nisi me vetëm pesë koshere që i bleu te një i familjar i saj. Me kalimin e viteve, bletaria u kthye në një pjesë të pandashme të jetës së saj.
Ajo tregon se dy vitet e fundit kanë qenë të vështira për bletarët. Thatësira dhe mungesa e reshjeve kanë pakësuar bimësinë dhe lulet, duke ndikuar drejtpërdrejt në prodhimin e mjaltit. Një tjetër problem kanë qenë edhe sëmundjet që prekën bletët. Subvencione nga qeveria nuk ka marrë deri virin e kaluar, ndërsa këtë vit ka aplikuar e ka marr.
Merushja thotë se ka patur raste që bletët e kanë thumbuar por nuk është friksuar, as incidal kundër helimit të tyre nuk mban me vete, në shtëpi po, e mbaj për fëmijët thotë ajo.
Megjithatë, pasioni vazhdon. Mes punës, familjes dhe bletëve, ajo thotë se nuk mund të kalojë asnjë ditë pa u kujdesur për kosheret e saj.
“Bletët janë pasioni im dhe pjesë e jetës sime.”

© SYRI.net