Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ngërçi për pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet

Pagat e muajit gusht për magjistratët në Shqipëri si dhe për punonjësit në sistemin e drejtësisë vijojnë të jenë të bllokuara në Thesarin e Shtetit me urdhër të qeverisë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama ka theksuar se fondi për pagat e pushtetit gjyqësor propozohet nga qeveria dhe miratohet nga Kuvendi.

Ai thotë se për plotësimin e boshllëkut ligjor, referuar vendimit të Gjykatës Kushteuese të marrë për këtë çështje, e plotëson vetëm një vendim i Kuvendit dhe jo vetëgjyqësia.

“Secili institucion në vendin e vet. Fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e propozon pushtetit ekzekutiv dhe e miraton pushteti legjislativ. E kur vetë Gjykata Kushtetuese pret parlamentin të ekzekutojë vendimin e saj për pagat e gjyqësorit dhe nuk kuturiset të hapë vetë derën e Thesarit të Shtetit, çdo koment tjetër është në rastin më të mirë humbje kohe dhe në më të keqin as mos e pyet se ç’është…”, shkruan Rama në postimin e tij.
Ndalimi i daljes së pagave nga Thesari i Shtetit erdhi pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për rritjen e pagës referuese me 222.425, nga 156.800 lekë që ishte më parë, plus 14 mijë lekë shtesë për nivelin e kualifikimit.

Me ndryshimet ligjore të vitit 2023 paga e gjyqtarëve llogaritej sa 0.36 e pagës së presidentit të Republikës.

Çështja e pagave është kthyer në debat me sistemit të drejtësisë dhe qeverisë. Kjo çështje përfundoi më parë në Kushtetuese, që rrëzoi formulën e mëparshme të përllogaritjes së pagave me argumentin se ishte një ulje e fshehur dhe antiligjore.

GJK i la afat Kuvendit të miratonte një formulë të re përllogaritje deri më 31 korrik për gjatë sesionit të fundit parlamentar asnjë vendim nuk u mor përveç një propozimi të një formule të re që e rriste pagën nga 0.36% sa ajo e presidentit në 0.38%.

Të fundit