Flash News

E-TJERA

Infantino kërkon një tjetër mandat në krye të FIFA-s, organizata mohon tërheqjen nga gara

Gianni Infantino pritet të rikandidojë për presidencën e FIFA-s në zgjedhjet e vitit 2027. Organizata ka hedhur poshtë zërat për një tërheqje të mundshme të tij, duke konfirmuar se kreu aktual do të kërkojë një mandat të ri.

Infantino, i cili mori drejtimin e FIFA-s në vitin 2016, është përballur së fundmi me kritika për planin e investimeve private në FIFA Forward Enterprise (FFE). Projekti, që parashikonte përfshirjen e investitorëve të jashtëm në një degë tregtare të organizatës, u anulua pas reagimeve të forta nga komuniteti ndërkombëtar i futbollit.

Polemikat rreth FFE-së kanë nxitur debate për të ardhmen e Infantinos në krye të FIFA-s, ndërsa konfederata dhe federata të ndryshme kanë shprehur qëndrime të kundërta.

Në gusht, vendet evropiane hoqën dorë nga kërcënimi për bojkot të garave të FIFA-s, pasi UEFA deklaroi se kishte marrë garanci për tërheqjen përfundimtare të projektit. Megjithatë, UEFA ka vijuar të kërkojë largimin e Infantinos nga posti i presidentit.

Zgjedhjet presidenciale të FIFA-s pritet të zhvillohen në vitin 2027, ku Infantino do të synojë të vijojë drejtimin e organizatës.

Të fundit