Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu pas takimit me diasporën në SHBA: Shqipëria ka nevojë për çdo shqiptar

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka ndarë detaje nga takimi i zhvilluar me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte i pranishëm edhe lideri i opozitës, Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Mediu ka shprehur mirënjohjen për diasporën shqiptare, duke e cilësuar atë si një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe një mbështetje të rëndësishme për demokracinë, Kosovën dhe çështjen kombëtare.

Në mesazhin e tij, Mediu ka theksuar se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq dhe se, sipas tij, nevojitet angazhimi i shqiptarëve kudo që ndodhen për rikthimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit.

"Në një darkë me komunitetin shqiptar, së bashku me Prof. Dr. Berishën.

Falënderoj komunitetin shqiptar, i cili ka qenë ura lidhëse e Shqipërisë me SHBA-në, një mbështetje e madhe për çështjen kombëtare, demokracinë në Shqipëri, Kosovën dhe shqiptarët. Kënaqësi të ndodhem mes jush, miq të shquar si David Phillips, Elez Biberaj, Hari Bajraktari, Nuredin Seci dhe shumë miq të tjerë. Sot, Shqipëria është në udhëkryq dhe ka nevojë për çdo shqiptar, kudo që të jetë, për të rikthyer demokracinë, për të luftuar korrupsionin dhe për t’ua kthyer Shqipërinë shqiptarëve", shkruan Mediu në postim.

 

Të fundit