Flash News

E-TJERA

Përplasja mes biznesmenëve në Radhimë, gjykata jep masat për të arrestuarit

Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në kompleksin “Regina Palm”, në Radhimë.

Sipas vendimit, Angjelo Breshani do të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërsa Luan Muça do të hetohet në masën “detyrim paraqitjeje”.

Për tre të arrestuarit e tjerë, Blerim Hetën, Klaudjo Lleshajn dhe Mandrit Lleshajn, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ndërkohë, në lidhje me të njëjtën ngjarje, gjashtë persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e përgjegjësive të personave të përfshirë.

Të fundit