Një video virale vjen nga Ekuadori, ku një grua shfaqet duke rrahur të birin brenda komisariatit të policisë.
Ngjarja ka ndodhur në Guayaquil, ku i riu ishte arrestuar pasi u kap së bashku me shokun e tij duke shpërndarë drogë. Pas ndalimit, policia njoftoi prindërit e të rinjve, mes tyre edhe nëna e 19-vjeçarit. Kjo e fundit me të mbërritur në komisariat, kërkoi për të birin dhe sapo e pa, nisi ta godiste.
Skena u regjistrua dhe më vonë u shpërnda në mediat sociale, duke gjeneruar reagime të ndryshme midis përdoruesve të rrjeteve sociale.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/