Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj Rusisë, për sulmet me dron në Lejpzig.
Lavrov nuk është kursyer, teksa tha se këto akuza janë, fillimi i një lufte të vërtetë mes Rusisë dhe NATO-së.
“Në aeroportin e Leipzigut gjetën një dron. Thanë se ishte një dron rus, por askush nuk u shqetësua ta hetonte. Ky është në thelb fillimi i një lufte të vërtetë. Ata e nxorën konsullatën e përgjithshme nga Boni dhe njoftuan se kishin shkelur marrëveshjen. Po e mbyllin Shtëpinë Ruse në Berlin. Më kujtohet që para Luftës së Dytë Botërore, Luftës së Madhe Patriotike, gjermanët mbyllën gjithashtu misionet e tyre diplomatike”, tha Lavrov.
Ai tha se udhëheqësit rusë do të nxjerrin përfundime nga deklaratat e kancelarit gjerman Friedrich Mertz në lidhje me planet për të forcuar ushtrinë gjermane.
“Të gjitha ato deklarata që bëri Mertz për Gjermaninë që po bëhet fuqia kryesore ushtarake në Evropë po zbatohen në praktikë. Ai në thelb po na shpall luftë. Dhe mësimet e historisë nuk janë nxjerrë fare”, vlerësoi Lavrov.
Sipas fjalëve të tij , “metastazat e nazizmit po fillojnë të dalin në sipërfaqe”.
“Është një fenomen i rrezikshëm. Besoj se udhëheqja ruse do të nxjerrë përfundimet e duhura”, tha Lavrov.
Më 1 shtator, qeveria gjermane akuzoi zyrtarisht Rusinë si përgjegjëse për tentativën e sulmit në aeroportin Leipzig-Halle më 4 gusht, i cili u krye nga një dron i ngarkuar me eksploziv, i cili u gjet pranë një avioni ukrainas. Berlini vendosi të mbyllë Konsullatën e Përgjithshme të Rusisë në Bon më 18 shtator dhe u njoftua se Gjermania do të ndërpresë marrëveshjen për punën e Shtëpisë Ruse në Berlin dhe do të shtrëngojë kontrollin e hyrjes për qytetarët rusë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/