Nigel Farage është kthyer sërish në qendër të polemikave në Britaninë e Madhe, pas një incidenti të dhunshëm të ndodhur së fundmi.
Lideri i partisë “Reform UK”, i njohur për qëndrimet e tij kundër emigracionit dhe protestave në mbrojtje të palestinezëve, po kritikohet gjerësisht pasi u pa duke qeshur, teksa disa gra që folën kundër tij në një miting elektoral, dhunohen nga turma.Anëtarë të “Reform UK” ishin mbledhur Birmingham të premten, për një konferencë, ku pjesëmarrës ishin shumë mbështetës të partisë. Megjithatë, gjatë fjalimit të Farage, disa vajza, pjesë e një grupi protestuesish, i drejtuan pyetje duke i këkruar llogari për një donacion prej 5 milionë paund që ai ka marrë nga një miliarder misterioz.
Në këtë moment, shihet se vajzat rrëzohen në tokë nga turma dhe dhunohen, derisa sigurimi i nxjerr jashtë. Në këtë moment, Farage shfaqet duke qeshur dhe komenton rrëzimin e një prej grave, për të cilën thotë: “Ishte nisur për të dëmtuar veten! E mërzitshme…”.
Tashmë policia ka nisur një hetim mbi ngjarjen dhe ka bërë apel që vajzat e dhunuara të identifikohen dhe të japin dëshminë e tyre mbi ngjarjen.

Nigel Farage njihet për qëndrimet e tij ekstreme kundër emigracionit. Madhe kujtojmë se është përplasur me polemika në distancë me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me numrin e shqiptarëve që janë të përfshirë në krime në Britaninë e Madhe. Farage synon të vijë në pushtet në zgjedhjet e ardhshme, por për momentin, sondazhet tregojnë se mbështetja ndaj tij ka rënë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/