Një 22-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga në Itali, pas një sherri me një shtetas maroken.
Sipas mediave në Itali, konflikti mes tyre ka nisur në stacionin e trenit të Treviglios, ku ata janë përplasur dhe fizikisht. Aty, 35-vjeçari maroken e kërcënoi shqiptarin me një thikë kuzhine, teksa ky i fundit bërtiste duke thënë: “Do të të vras”. Ata u larguan pas ndërhyrjes së personave të tjerë që ndodheshin në stacion.
Megjithatë, konflikti nuk mbaroi. Pak më vonë, në një parking në bulevardin Vittorio Veneto, pranë xhamisë, 22-vjeçari dyshohet se ndoqi 35-vjeçarin, i armatosur me dy thika dhe e goditi në krah dhe në pjesën e mesit të shpinës. Sulmi u pa nga disa dëshmitarë, të cilët njoftuan menjëherë ambulancën dhe policinë. I plagosuri u transportua me urgjencë në spitalin e Treviglios në gjendje të rëndë. Gjendja e tij më pas u stabilizua, por ai vijon të qëndrojë i shtruar nën kujdesin e mjekëve dhe me prognozë të rezervuar.
22-vjeçari shqiptar u arrestua dhe hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave të pranishëm për të rindërtuar të gjithë dinamikën e ngjarjes. Gjatë marrjes në pyetje, i riu ka pranuar se e ka goditur 35-vjeçarin me thikë, por ka pretenduar se ka reaguar për t’u mbrojtur nga një sulm i mëparshëm. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shkak për konfliktin mes tyre është xhelozia.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/