Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare babai i Ilir Metës, ish-presidenti merr leje nga burgu, i jep lamtumirën e fundit nesër në Skrapar
Publikuar:
(01.06.2026 13:18:28)
Ka ndërruar jetë Rexhep Meta, babai i kreut të Partisë së Lirisë dhe ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë Drejtorisë së Burgjeve, të cilat konfirmojnë gjithashtu se Meta do të lejohet të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes së të atit për në banesën e fundit.
Sipas të njëjtave burime, ish-presidenti pritet të shoqërohet nesër drejt fshatit Çepan në Skrapar.
Mësohet se leja për Ilir Metën është miratuar nga Prokuroria e Posaçme, ndërkohë autoritetet kanë marrë masat për realizimin e shoqërimit në përputhje me procedurat përkatëse.
Kujtojmë se ish-presidenti ndodhet në qeli që nga 21 tetori 2024 kur u arrestua nga BKH.
/Shqip.com