Pavarësisht subvencionimit të teksteve shkollore nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, librat e përdorur të nxënësve të gjeneratës së kaluar vazhdojnë të shiten në faqe të ndryshme në rrjetet sociale.
Në njoftimet e publikuara nga prindër të ndryshëm, librat për nxënësit e klasave të para deri në të nëntat po ofrohen me çmime që variojnë nga 20 deri në 60 euro, varësisht nga cilës klasë i përkasin ato libra apo cila është gjëndja e teksteve shkollore.
Kjo praktikë po vazhdon edhe pasi MASH-i njoftoi ditë pare për ekzekutimin e subvencioneve për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1 deri në 9.
Eksperti i arsimit, Rinor Qehaja, thotë se shitja dhe shkëmbimi i librave të përdorur është një problem që është shfaqur që nga fillimi i skemës së subvencionimit të drejtpërdrejtë për prindërit.Sipas ekspertit, jo të gjitha tekstet janë të përshtatshme për ripërdorim, sidomos ato në të cilat nxënësit duhet të shkruajnë dhe të plotësojnë ushtrime.
Për këtë nga një shkollë fillore dhe e mesme e ulët në Prishtinë thonë se përdorimi i librave të gjeneratës së kaluar është problem për tekstet që duhet të plotësohen nga nxënësit ndërsa për të tjerat thonë se nuk paraqet problem të madh
Kjo dispozitë është e paraparë edhe me Udhëzimin Administrativ 02/2016, por sipas tij, zbatimi i saj ndër vite ka qenë i mangët.
Edhe drejtori i SHFMU “Pavarësia” thotë se që kur tekstet subvencionohen drejtëpërdrejt të prindërit, ato më nuk kthehen në shkolla si më parë.
Derisa librat e përdorur vazhdojnë të qarkullojnë në tregun online, mbetet e paqartë se sa prej tyre përfundojnë në duart e nxënësve të tjerë dhe sa prej subvencioneve të ndara për tekstet shkollore përdoren për blerjen e librave të rinj.