Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në ShBA bën të ditur se kryeministri në detyrë Albin Kurti e di verdiktin e Speciales për katërshen e UÇK-së, i cili vendim do të shpallet më 16 shtator.
Sipas Uk Lushit, Albin Kurti është informuar nga sponzorët e tij në Berlin dhe Londër.
Aktgjykimi për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin – do të shpallet më 16 shtator të këtij viti nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Trupi gjykues ka caktuar datën për shqiptimin e aktgjykimit për 16 shtator në orën 10:00.Prej atëherë, nëpër Kosovë janë vendosur pankarte e pllakate të mëdha me mesazhin “Liria ka emër” dhe fotografi të ish-krerëve të UÇK-së.
Gjithashtu ka pasur protesta kundër këtij procesi në Hagë, në Prishtinë, Hagë, Shqipëri e Shkup.