“Mënyra më efetive për parandalim”, për 8 muaj vaksinohen kundër fruthit mbi 8 mijë fëmijë
Intervista
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Mënyra më efetive për parandalim”, për 8 muaj vaksinohen kundër fruthit mbi 8 mijë fëmijë
Vaksnimi
06/09/2026 - 12:10
Linku u kopjua

Rastet me fruth në vend kanë shënuar rritje. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, brenda pesë muajve të këtij viti, nga 16 prilli deri më 30 gusht janë konfirmuar 151 raste me fruth.

E nga të gjitha këto, sipas IKSHPK-së, mbi 95% e rasteve të konfirmuara me fruth janë te personat e pavaksinuar, duke dëshmuar kështu edhe një herë rëndësinë e vaksinimit në mbrojtje të fëmijëve ndaj fruthit.

Krahas këtyre shifrave duket se interesimi i prindërve për t’i vaksinuar fëmijët nuk është i ulët.

Nga janari deri në gusht janë vaksinuar 8 mijë e 540 fëmijë.

Shefja e vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Xhevrie Canolli për KosovaPress, tha se janë vaksinuar 2 mijë e 500 fëmijë të grupmoshës 1 deri 5 vjeç, 2 mijë e 900 fëmijë të grupmoshës 5 deri 7 vjeç dhe 3 mijë e 140 nxënës të klasës së parë.

“Nga muaji janar i këtij viti deri më sot janë vaksinuar kundër fruthit 2500 fëmijë të grupmoshës 1 deri 5 vjeç, 2900 fëmijë të grupmoshës 5 deri 7 vjeç (këtu hyjnë fëmijët parashkollorë dhe ata që këtë vit do të regjistrohen në klasë të parë) dhe 3140 nxënës të klasës së parë, të cilët gjithashtu vaksohen kundër fruthit me dozën e dytë, ndërsa doza e parë aplikohet në moshën njëvjeçare”, tha Canolli.

Mes tjerash, ajo tregoi se vaksinimi është mënyra më efektive për parandalimin e përhapjes së fruthit, derisa theksoi se komplikimet shëndetësore që vijnë nga kjo sëmundje ngjitëse mund të shkojnë deri në fatalitet.

Sipas Canollit, efektet anësore të vaksinimit janë të lehta, përfshirë këtu temperaturën e lehtë, lodhjen, humbjen e oreksit, plogështinë, ndërsa në vendin e injektimit mund të paraqitet një ënjtje e lehtë dhe skuqje që kalojnë brenda një deri në dy ditë.

Në fund, shefja e vaksinimit në QKMF-në në Prishtinë bëri thirrje që prindërit t’i vaksinojnë fëmijët dhe të mos bien pre e dezinformatave të paverifikuara shkencërisht.

Njësoj ka apeluar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike duke potencuar që vaksinimi është mbrojta më e mirë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026