“Ditari i një fotografi të luftës” hapet në Prishtinë, ekspozitë në nderim të luftës së UÇK-së

Galeria e Arteve në Prishtinë, në bashkëpunim me platformën qytetare “Liria Ka Emër”, do të hapë më 8 shtator 2026 ekspozitën “Ditari i një fotografi të luftës”, të fotografit Visar Kryeziu.
Ekspozita sjell përmes fotografisë kujtime, dëshmi dhe momente nga lufta e Kosovës, duke e rikthyer në vëmendje sakrificën dhe rrugën drejt lirisë.
Ajo vjen si një ekspozitë në nderim të luftës së drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dëshmi e historisë sonë dhe si mesazh mbështetjeje për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët ndodhen në Hagë.
Hapja e ekspozitës do të bëhet më 8 shtator, në ora 19:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Ekspozita është pjesë e aktiviteteve që po zhvillohen në prag të Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të çlirimtarëve dhe të luftës çlirimtare të UÇK-së.
Njoftimi i plotë:
📸 FTESË | “Ditari i një fotografi të luftës”
Galeria e Arteve në Prishtinë dhe platforma qytetare “Liria Ka Emër” ju ftojnë në hapjen e ekspozitës:
“Ditari i një fotografi të luftës”
nga fotografi Visar Kryeziu
Një rrëfim përmes fotografisë, që sjell kujtesën, dëshmitë dhe pamjet e një kohe që nuk duhet harruar.
Një ekspozitë në nderim të luftës së drejtë dhe të pastër të UÇK-së, si dëshmi e historisë sonë dhe mesazh mbështetjeje për çlirimtarët në Hagë.
📅 8 shtator 2026
🕖 Ora 19:00
📍 Pallati i Rinisë, Prishtinë
Ju mirëpresim!













