Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Kiev pas takimit me Putinin, Zelensky: Duam paqe, por na duhen garanci sigurie!

Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Kiev pas takimit me Putinin, Zelensky: Duam paqe, por na duhen garanci sigurie!

Të dërguarit amerikanë për paqen, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, kanë mbërritur në Kiev dhe janë takuar me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në kuadër të përpjekjeve të administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Sipas Reuters, vizita e së dielës shënon herën e parë që Kushner dhe Witkoff udhëtojnë në Kiev në cilësinë e negociatorëve amerikanë. Ata mbërritën në Ukrainë pas takimit me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, ku të shtunën zhvilluan rreth tre orë bisedime.

Takimi me Putinin u cilësua nga ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, si “shumë i dobishëm”, por nuk duket se solli një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit.

Administrata Trump ka intensifikuar përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje, pas disa raundeve të mëparshme të negociatave që kanë prodhuar pak rezultate. Presidenti Donald Trump tha të premten se SHBA-ja kishte një propozim të ri për paqen, por nuk dha detaje.


Në Kiev, të dy të dërguarit amerikanë zhvilluan takime me Zelensky-n dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas.

Përpara mbërritjes së tyre, Zelensky tha se Ukraina është e gatshme të punojë për t’i dhënë fund luftës, por theksoi se një marrëveshje duhet të përfshijë garanci sigurie dhe një paqe që ai e cilësoi si dinjitoze.

“Nevojiten garanci sigurie. Nevojitet një paqe dinjitoze pas luftës. Propozimet tona janë hartuar”, deklaroi Zelensky. /Panorama

Të ngjashme
Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe gjashtë muaj

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe gjashtë muaj

Infantino do të kandidojë përsëri për të parin e FIFA-s

Infantino do të kandidojë përsëri për të parin e FIFA-s

Diell, shi e shkarkime rrufesh, ja parashikimi i motit për javën e ardhshme

Diell, shi e shkarkime rrufesh, ja parashikimi i motit për javën e ardhshme

Shqiptarët që thyen rekorde Guinness

Shqiptarët që thyen rekorde Guinness

Kosova përvojën, Gjermania laboratorët, beteja e dy vendeve kundër rriqrave bartëse të virusit vdekjeprurës

Kosova përvojën, Gjermania laboratorët, beteja e dy vendeve kundër rriqrave bartëse të virusit vdekjeprurës

Gjermania hyn në epokën e raketave hapësinore: Spectrum arrin me sukses në orbitë

Gjermania hyn në epokën e raketave hapësinore: Spectrum arrin me sukses në orbitë

"Është fillimi i një lufte të vërtetë"-Kërcënon Lavrov pas incidentit në aeroportin e Leipzigut

"Është fillimi i një lufte të vërtetë"-Kërcënon Lavrov pas incidentit në aeroportin e Leipzigut

Komunat e VV e bojkotuan protestën kundër Qeverisë, por problemet financiare e funksionale i kanë të njëjta me komunat tjera

Komunat e VV e bojkotuan protestën kundër Qeverisë, por problemet financiare e funksionale i kanë të njëjta me komunat tjera

23 vjet nga rënia e Hajdar Ahmetit, Haradinaj bën homazhe për luftëtarin e lirisë

23 vjet nga rënia e Hajdar Ahmetit, Haradinaj bën homazhe për luftëtarin e lirisë

Emisarët amerikanë mbërrijnë në Kiev, priten nga Zelensky

Emisarët amerikanë mbërrijnë në Kiev, priten nga Zelensky

“Mënyra më efetive për parandalim”, për 8 muaj vaksinohen kundër fruthit mbi 8 mijë fëmijë

“Mënyra më efetive për parandalim”, për 8 muaj vaksinohen kundër fruthit mbi 8 mijë fëmijë

25 persona humbin jetën në Kepin e Gjelbër, pasi autobusi ra nga 30 m

25 persona humbin jetën në Kepin e Gjelbër, pasi autobusi ra nga 30 m

0:000:00