“Në vendin tim e në vendin tënd” nga Dritëro Agolli

6 September, 2026 - 14:17

Një nga poezitë e poetit të madh shqiptar, ku vendi dhe përkatësia marrin kuptim përmes forcës së vargut.

Në vendin tim e në vendin tënd

Në vendin tim e në vendin tënd
E shpojnë lakren, i hedhin mënd.

Në vendin tim e në vendin tënd
Ty te kruhet, tjetrit i dhëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd
Hënën si petull e pjekin në shkëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd
Një i çmendur, një vend e çmënd/KultPlus.com

Të ngjashme