Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Greqia diskutojnë për bashkëpunim kulturor

4 September, 2026 - 21:00

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Dr. Blerina Rogova Gaxha, u takua sot me Kleoniki Kipourou, zëvendësuese e shefes së Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë.

Takimi u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për aktivitetin kulturor Kosovë–Greqi, i cili do të mbahet më 10 shtator në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve, si dhe për mundësinë e zhvillimit të projekteve dhe nismave të përbashkëta në të ardhmen.

Palët vlerësuan rëndësinë e aktiviteteve të tilla për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Greqisë./KultPlus.com

Të ngjashme