Festivali i Filmit Shqiptar nderon 16 figura të kinematografisë

5 September, 2026 - 12:20

Në ceremoninë hapëse të edicionit të 14-të të Festivalit të Filmit Shqiptar, 16 figura të njohura të kinematografisë u nderuan me çmim karriere për kontributin e tyre ndër vite në artin e filmit shqiptar.

Ndër të vlerësuarit ishin aktorët Reshat Arbana dhe Roza Anagnosti, si dhe regjisorët Esat Musliu e Pëllumb Kulla, krahas emrave të tjerë të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare.

Ceremonia u shoqërua me momente emocionuese, veçanërisht gjatë vlerësimit të Roza Anagnostit, e cila e pranoi çmimin duke kujtuar bashkëshortin dhe bashkëpunëtorin e saj të jetës, regjisorin Dhimitër Anagnosti, i ndarë nga jeta një vit më parë.

Në fokus të mbrëmjes ishte edhe brezi i ri i kineastëve, sfidat me të cilat përballen dhe nevoja për mbështetje më të madhe financiare e institucionale për zhvillimin e kinematografisë shqiptare.

Festivali, i rikthyer pas një mungese prej gati 14 vitesh, synon të rikthejë vëmendjen te filmi shqiptar dhe të krijojë një hapësirë të rëndësishme për kineastët e rinj dhe veprat e tyre.

Edicioni i 14-të do të vijojë gjatë dhjetë ditëve me shfaqje dhe aktivitete të dedikuara kinematografisë shqiptare./KultPlus.com

Të ngjashme