Beyoncé feston ditëlindjen, nga Destiny’s Child te suksesi botëror

4 September, 2026 - 23:00

Beyoncé Giselle Knowles ka lindur më 4 shtator 1981 në Houston të Teksasit. Sot, këngëtarja dhe aktorja amerikane feston ditëlindjen, duke u renditur prej vitesh ndër emrat më të njohur të muzikës botërore.

Karrierën muzikore Beyoncé e nisi si pjesë e grupit “Destiny’s Child”, me të cilin fitoi famë ndërkombëtare. Më pas, ajo vazhdoi karrierën solo dhe në vitin 2003 publikoi albumin e saj të parë, “Dangerously in Love”. Albumi solli hite si “Crazy in Love” dhe “Baby Boy”, ndërsa i siguroi asaj pesë çmime Grammy në vitin 2004.

Suksesi vazhdoi me albumet “B’Day”, “I Am… Sasha Fierce”, “4”, “Beyoncé”, “Lemonade” dhe “Renaissance”. Ndër këngët më të njohura të saj janë “Halo”, “Single Ladies” dhe “Irreplaceable”.

Gjatë karrierës, Beyoncé ka eksperimentuar me zhanre të ndryshme muzikore. Në vitin 2024 ajo publikoi albumin “Cowboy Carter”, duke sjellë një projekt të fokusuar në muzikën country.

Përveç muzikës, Beyoncé është angazhuar edhe në aktrim dhe ka marrë pjesë në projekte të njohura filmike, përfshirë “The Lion King”.

Beyoncé është gjithashtu një nga artistet më të vlerësuara në historinë e çmimeve Grammy, me 32 trofe të fituar. Ajo është e martuar me reperin Jay-Z dhe së bashku kanë tre fëmijë.

Nga një vajzë që nisi të performojë në skena të vogla në Houston, Beyoncé u shndërrua në një prej figurave më të njohura të muzikës ndërkombëtare./KultPlus.com

Të ngjashme