Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një ambulancë jashtë funksionit dhe një pritje prej 1 ore e 41 minutash për mbërritjen e autoambulancës nga Shkodra janë në qendër të debatit pas vdekjes së dy personave nga goditja elektrike në Vaun e Dejës më 29 gusht. Distanca nga Shkodra deri në Vaun e Dejës është afro 25-30’ me makinë, çfarë do të thotë se ambulanca që u nis nga Shkodra ishte të paktën 1 orë përtej emergjencës.

Sipas Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, thirrja e parë për ndihmë u regjistrua në orën 18:03. Ambulanca e Vaut të Dejës nuk ishte në dispozicion për shkak të një defekti teknik, ndaj u nis një ambulancë nga Shkodra.

Ajo mbërriti në orën 19:44. Ndërkohë, reanimimi kardiopulmonar kishte nisur nga një infermiere e zonës dhe vijoi gjatë transportit, por pacienti nuk arriti të rikthejë qarkullimin spontan dhe ndërroi jetë.

Vetëm pak minuta më vonë ndodhi tragjedia e dytë. Një elektricist kishte shkuar për të riparuar problemin elektrik, por u godit edhe ai nga rryma.

Për rastin e dytë, QKUM thotë se telefonata u regjistrua në orën 18:53. Ambulanca nga Shkodra mbërriti në orën 19:54, ndërsa personi u konstatua pa shenja jete dhe rasti u klasifikua si “Kod i Zi”.

Ngjarja shkaktoi protesta të banorëve, të cilët denoncuan vonesën e ambulancës dhe kërkuan përgjegjësi për mënyrën se si funksionon shërbimi shëndetësor në zonë.

QKUM sqaron se bëhej fjalë për dy raste të ndara, të ndodhura në momente të ndryshme, ndërsa thekson se goditja elektrike është një urgjencë me rrezik shumë të lartë dhe mund të shkaktojë arrest kardiak dhe vdekje të menjëhershme.

Megjithatë, kronologjia e publikuar nga QKUM lë të dokumentuar faktin se në rastin e parë ambulanca lokale nuk ishte funksionale dhe ndihma nga Shkodra mbërriti rreth 101 minuta pas thirrjes.a.b

Po ndodh

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

06/09/2026
Berisha me përfaqësuesit e diasporës, mban Foltoren në SHBA

Berisha me përfaqësuesit e diasporës, mban Foltoren në SHBA

06/09/2026
FOTO GALERI/ Shqiptarët më të famshëm në botë

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, nëna e të gjithë atyre që kanë nevojë

05/09/2026
DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

05/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

06/09/2026
Berisha me përfaqësuesit e diasporës, mban Foltoren në SHBA

Berisha me përfaqësuesit e diasporës, mban Foltoren në SHBA

06/09/2026
FOTO GALERI/ Shqiptarët më të famshëm në botë

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, nëna e të gjithë atyre që kanë nevojë

05/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.