Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin me një postim kushtuar Shkodrës dhe mënyrës karakteristike për ta eksploruar atë: biçikletës.
Përmes pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, Rama e cilëson biçikletën si “shoqëruesen ideale” për të zbuluar qytetin, duke udhëtuar nga një destinacion kulturor dhe historik te tjetri.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me shoqëruesen ideale për të zbuluar Shkodrën, nga njëri destinacion kulturor e historik tek tjetri, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan kryeministri.
Postimi promovon Shkodrën si një destinacion me pasuri të shumta kulturore e historike, por edhe si qytetin ku biçikleta mbetet një nga simbolet më të dashura dhe mënyrat më të përshtatshme për ta vizituar.
