Një person ka mbetur i plagosur në lagjen ‘Skënderbeg’ në Shkodër pasi është qëlluar me armë zjarri. Mësohet se bëhet fjalë për Vladimir Bruçin, i cili është konfliktuar verbalisht me fqinjin e tij, Pjerin Bitani që më pas ka marrë pistoletën dhe e ka qëlluar.
Plumbi e ka kapur Bruçin në këmbë dhe tani ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Bitani është shpallur në kërkim.
Forcat e policisë kanë rrethuar vendngjarjen dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
