Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka bërë të ditur përfundimin e rehabilitimit të urës Nikgjonaj–Okol në Theth, një ndërhyrje që përmirëson lidhjen e tre lagjeve me qendrën e fshatit dhe aksin kryesor rrugor.
Sipas Becit, investimi i shërben rreth 200 banorëve të zonës, por edhe turistëve të shumtë që vizitojnë Thethin gjatë sezonit.
Ai shprehu një falënderim të veçantë për banorët, të cilët kontribuuan në realizimin e kësaj ndërhyrjeje, duke theksuar se bashkëpunimi mes komunitetit dhe Bashkisë Shkodër është çelësi për përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës dhe shërbimeve në zonat malore.
