Rudi Beka ka njoftuar largimin nga pozicioni i nënkryetarit të Bashkisë Shkodër, pas tre vitesh në këtë detyrë.
Përmes një reagimi publik, Beka e cilësoi këtë periudhë si një eksperiencë të jashtëzakonshme, gjatë së cilës ka qenë pjesë e proceseve dhe projekteve për transformimin e Shkodrës.
Ai shprehu një vlerësim të veçantë për kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, për besimin e dhënë, vizionin dhe frymën e re të menaxhimit të përcjellë te stafi i institucionit.
“Ka qenë privilegj të punoj pranë tij dhe të jem pjesë e kësaj skuadre fantastike”, shkruan Beka, ndërsa shprehet krenar për punën e realizuar dhe sfidat e përballuara gjatë këtij rrugëtimi.
Sipas tij, puna e bërë gjatë këtyre viteve ka ndikuar në forcimin e profilit turistik të Shkodrës dhe kthimin e saj në një prej destinacioneve kryesore të vendit.
Në përfundim të mesazhit, Rudi Beka paralajmëron nisjen e një etape të re, duke shkruar: “Gati për kapitullin e radhës!”
