Shabani foto me Taravarin pas zërave për kalim në VLEN: “Vazhdojmë…”

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shtator, 2026 12:24

Shabani foto me Taravarin pas zërave për kalim në VLEN: “Vazhdojmë…”

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, ka reaguar pas zërave për një kalim të mundshëm të tij në koalicionin VLEN, duke publikuar një fotografi me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

“Vazhdojmë…”, ka shkruar shkurt Shabani krahas fotografisë me Taravarin, në një mesazh që lë të kuptohet se ai vazhdon të jetë pjesë e Aleancës për Shqiptarët dhe të mbështesë strukturën e drejtuar nga Taravari.

Zërat për një kalim të Shabanit në VLEN u publikuan nga Televizioni Alsat-M, i cili raportoi se kryetari i Vrapçishtit ishte parë në një darkë të përbashkët me kryeshefin e SPB-së në Tetovë, Rijat Ali.

Sipas Alsat-M, nuk kishte konfirmim zyrtar nga palët për qëllimin e takimit, ndërsa televizioni raportoi se, sipas informacioneve të tij jozyrtare, temë e diskutimit ishte mundësia e kalimit të Shabanit në VLEN.

Alsat-M gjithashtu raportoi se informacionet për një shkëputje të mundshme të Shabanit dhe një tjetër kuadri të Aleancës për Shqiptarët nga mbështetja ndaj Arben Taravarit kishin qarkulluar prej kohësh dhe se lëvizjet mund të konkretizoheshin në ditët në vijim.

Ndërkohë, edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka mohuar zërat për një kalim eventual në VLEN.

“Sa u përket çështjeve të tjera, përveç bisedave kolegiale që lidhen me bashkëpunimin ndërkomunal, në kuadër të Rajonit të Pollogut apo programeve qeveritare, nuk ka asnjë lloj bisede apo negocimi tjetër në vazhdim”, deklaroi Limani.

Ai theksoi se mbetet anëtar i Aleancës për Shqiptarët, të cilën e cilësoi si parti autonome.

“Jam anëtar i Aleancës për Shqiptarët, e cila mbetet parti autonome, dhe nuk ekziston asnjë zhvillim që do të sugjeronte bisedime apo rikonfigurime të skenës politike”, tha Limani.

Deklaratat e Shabanit dhe Limanit vijnë pas deklaratës së liderit të VLEN-it, Bilall Kasami, i cili tha se po zhvillohen bisedime me eksponentë të opozitës shqiptare për t’iu bashkuar qeverisë, duke përmendur edhe bisedimet me Aleancën për Shqiptarët. Gazeta Flaka

119

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shtator, 2026 12:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
119

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut