Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Sesion i ri, beteja të vjetra. Më 8 shtator, deputetët rikthehen pas pushimeve në punë me detyra të mbartura, pasi në tryezë do të kenë reformat që nuk i mbyllën dot për shkak të konfliktit politik.
Bashkëjetesa politike brenda së njëjtës sallë duket se do të vijojë të jetë mision i vështirë për ligjvënësit. Testi i parë do të jetë miratimi i hartës territoriale. Socialistët synojnë që zgjedhjet vendore të 2027 të mbahen në një territor të ri me 46 bashki. Plani i mazhorancës është miratimi i hartës së re në fillim të tetorit, por demokratët këmbëngulin te konsensusi politik.
“Kujtojmë këtu, meqë ju referuat vendimmarrjes së Kolegjit Zgjedhor dhe Gjykatës Kushtetuese sa i përket reformës së vitit 2014, që nga ana jonë u çua në Gjykatën Kushtetuese. Objekt i debatit në gjykatë ishte gjithashtu dhe fakti nëse tre të pestat që kërkon miratimi i një reforme të tillë kërkojnë një konsensus substancial midis forcave kryesore politike për miratimin e një reforme të tillë apo pasjen nga një mazhorancë të caktuar të një numri formal votash, çka do ta bënte reformën subjekt i një vullneti elektoral për të marrë rezultat zgjedhor në një moment të caktuar”, deklaron Ivi Kaso, deputet i PD.
Opozita nuk i ka votat për ta bllokuar miratimin e hartës së re në Parlament. Në këto kushte, skenarët e demokratëve janë dy: betejë në Gjykatën Kushtetuese dhe zhvillimi i referendumeve lokale në 15 njësi vendore që refuzojnë bashkimin me bashki më të mëdha.
“Qëndrimi politik i PD është i qartë, nuk e njeh këtë produkt të njëanshëm që do të sillte fitoren në tavolinë të zgjedhjeve vendore të vitit 2027 dhe do t’i paraprinte rrëmbimit të një tjetër mandati në zgjedhjet e përgjithshme, kurdo që ato të jenë. Një nga opsionet që e ka artikuluar dhe kryetari i partisë për ta kundërshtuar atë është mbajtja e referendumeve vendore, të cilat sigurisht kanë kompleksitetin e tyre dhe vështirësinë e tyre për t’i mbajtur”, shprehet Ivi Kaso.
Krisja e paktit politik për reformën territoriale nuk ka cenuar bashkëpunimin për Kodin e ri Zgjedhor. Socialistët dhe demokratët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për reformën zgjedhore.
Shenjtërimi i ‘Nënë Terezës’ shtyu hapjen e punimeve të Kuvendit për ditën e martë. Konferenca e Kryetarëve mblidhet paraditen e 8 shtatorit për të miratuar kalendarin e punimeve, ku janë përfshirë edhe ndryshimet ligjore për rritjen e pagave të magjistratëve. Ora 17:00 e pasdites do t’i gjejë deputetët në seancë plenare, e cila ka natyrë ceremoniale, ku mesazhin kryesor pritet ta japë kryetari i Kuvendit. Deputetët kthehen të martën nga pushimet, por ditën e parë të punës kanë menduar t’ua prishin protestuesit, që do t’i presin me vezë në duar në dyert e Parlamentit.
Banorët e Divjakës u ngritën për të 37-tën ditë në protestë kundër shkrirjes së bashkisë dhe bashkim...
Përpara se të riktheheshin përpara selisë së ekzekutivit për mbylljen e ditës së 98-të të protestës, turm...
Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kryeqytetit. Protestuesit jan&eu...
98 ditë protestë, 98 ditë përballje me qeverinë. Këtë të shtunë, qytetarët rikthehen sërish para Kryemini...
Duke folur në ditën e 98-të pa ndalim të protestës, një qytetare ka lëshuar akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe Polic...
Aktivistja Sidorela Vatnikaj theksoi se në 98 ditë protestë, kërkesat e protestuesve kundër qeverisë janë shtuar. Ajo thekso...
Këtë të shtunë mbahet protesta e 98-të para kryeministrisë. Aktivisti Edison Lika u shpreh se protestuesit mezi po presin seanc&e...
Pas mbledhjes në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë, në dit&eum...
Mendi Kabashi, vajza e aktorit të madh shqiptar Mirush Kabashi, është në garë për një vend në Këshillin Bashkiak t&...
Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 98-të, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish në Tiranë p...