Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Rastet me fruth në vend kanë shënuar rritje. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, brenda pesë muajve të këtij viti, nga 16 prilli deri më 30 gusht janë konfirmuar 151 raste me fruth.
E nga të gjitha këto, sipas IKSHPK-së, mbi 95% e rasteve të konfirmuara me fruth janë te personat e pavaksinuar, duke dëshmuar kështu edhe një herë rëndësinë e vaksinimit në mbrojtje të fëmijëve ndaj fruthit.
Krahas këtyre shifrave duket se interesimi i prindërve për t’i vaksinuar fëmijët nuk është i ulët.
Nga janari deri në gusht janë vaksinuar 8 mijë e 540 fëmijë.
Shefja e vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Xhevrie Canolli për KosovaPress, tha se janë vaksinuar 2 mijë e 500 fëmijë të grupmoshës 1 deri 5 vjeç, 2 mijë e 900 fëmijë të grupmoshës 5 deri 7 vjeç dhe 3 mijë e 140 nxënës të klasës së parë.
“Nga muaji janar i këtij viti deri më sot janë vaksinuar kundër fruthit 2500 fëmijë të grupmoshës 1 deri 5 vjeç, 2900 fëmijë të grupmoshës 5 deri 7 vjeç (këtu hyjnë fëmijët parashkollorë dhe ata që këtë vit do të regjistrohen në klasë të parë) dhe 3140 nxënës të klasës së parë, të cilët gjithashtu vaksohen kundër fruthit me dozën e dytë, ndërsa doza e parë aplikohet në moshën njëvjeçare”, tha Canolli.
Mes tjerash, ajo tregoi se vaksinimi është mënyra më efektive për parandalimin e përhapjes së fruthit, derisa theksoi se komplikimet shëndetësore që vijnë nga kjo sëmundje ngjitëse mund të shkojnë deri në fatalitet.
“Vaksinimi është mënyra më e sigurt dhe më efektive në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të fruthit në vendin tonë. Marrë parasysh komplikimet serioze shëndetësore që mund të shkaktojë fruthi, si pneumonia, otiti që mund të komplikohet edhe me humbje të përhershme të dëgjimit pastaj encefalitja apo inflamacioni i trurit, që në raste të rënda mund të lërë pasojë të përhershme apo edhe të shkaktojë vdekje atëherë përfitimi nga vaksinimi është shumë më i madh se sa rreziku nga efektet e mundshme anësore”, tha ajo.
Sipas Canollit, efektet anësore të vaksinimit janë të lehta, përfshirë këtu temperaturën e lehtë, lodhjen, humbjen e oreksit, plogështinë, ndërsa në vendin e injektimit mund të paraqitet një ënjtje e lehtë dhe skuqje që kalojnë brenda një deri në dy ditë.
Në fund, shefja e vaksinimit në QKMF-në në Prishtinë bëri thirrje që prindërit t’i vaksinojnë fëmijët dhe të mos bien pre e dezinformatave të paverifikuara shkencërisht.
“Duke qenë se fruthi është sëmundje shumë ngjitëse dhe përhapet shpejt në komunitet, u bëj thirrje prindërve, kujdestarëve të fëmijëve, të kontrollojnë kartelat e vaksinimit dhe në rast se u mungon vaksina kundër fruthit, t'i dërgojnë sa më parë për vaksinim në qendrat më të afërta të mjekësisë familjare, të mos bien pre e dezinformatave dhe teorive konspirative rreth efekteve anësore të paverifikuara shkencërisht”, përfundoi Canolli.
Njësoj ka apeluar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike duke potencuar që vaksinimi është mbrojta më e mirë. /KP/
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka paralajmëruar një fazë të re të veprimit politik të PDK-s&eu...
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet vendeve të EFTA-s dhe Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 tetor 202...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si presion dhe diskriminim ndaj pjesëtar&e...
Në 168 faqe aktakuzë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka dekonspiruar, në aktin e parë penal, ngjarjet në mes 5 dhe 7 marsit 1998 n&...
Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka thirrur për 9 shtator vazhdimin e seancës, në p&eum...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një aktakuzë në mungesë ndaj 35 personave për krime lufte në lagjen e Jasharëve...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj 35 të pandehurve për krime l...
Një 57-vjeçar është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kërcënuar me vdekje kryeministrin Albin Kurti, pë...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja politike e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka...
Postin e ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do t’ia dorëzojë kryetarit të ri të...