Skip to content
6 September, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Dorëheqja e Lazër Matija nga Vllaznia e vajzave, klubi kuqeblu kërkon ndërhyrjen e Bashkisë dhe FSHF- së

ShkodraWeb 4 September, 2026
lazer matija 2026

Klubi i Futbollit Vllaznia ka marrë me shqetësim të thellë lajmin për dorëheqjen e z. Lazër Matija nga pozicioni i Kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër dhe nga drejtimi i Klubit të Futbollit të Femrave Vllaznia.

Për ne, ky nuk është thjesht lajmi i largimit të një drejtuesi. Është një mesazh tronditës për futbollin shqiptar dhe shkodran në veçanti, për të gjithë pasionantët dhe tifozët kuqeblu, si dhe një kambanë e fortë alarmi për të ardhmen e futbollit të femrave në Shkodër dhe në Shqipëri.

Me përkushtim të jashtëzakonshëm, sakrifica personale, punë profesionale dhe një pasion të rrallë, Vllaznia e Femrave u shndërrua në skuadrën simbol të futbollit shqiptar të femrave dhe arriti aty ku pak kush mund ta kishte imagjinuar: në skenën më të madhe të futbollit europian, duke u përballur në UEFA Women’s Champions League me emra të tillë si Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Chelsea.

Në këtë histori, emri i Lazër Matijës zë një vend të veçantë dhe të pazëvendësueshëm.

Ai nuk ka qenë thjesht drejtuesi i një skuadre futbolli, por arkitekti i një prej historive më të bukura dhe më të suksesshme të sportit shkodran dhe shqiptar.

Me vizion, karakter, këmbëngulje dhe një përkushtim që rrallë gjendet në sportin tonë, ai ndërtoi nga themelet një model që tejkaloi kufijtë e Shkodrës dhe të Shqipërisë.

Lazër Matija është një nga ata njerëz që futbollit i ka dhënë shumë më tepër sesa ka marrë prej tij. Për 13 vite ai investoi jo vetëm financiarisht, por mbi të gjitha kohën, energjinë, reputacionin dhe pasionin e tij për t’u dhënë vajzave shkodrane mundësinë të ëndërrojnë, të zhvillohen dhe të konkurrojnë në nivelin më të lartë.

Nën drejtimin e tij, Vllaznia nuk u bë vetëm kampione e Shqipërisë. Ajo u bë një emër i respektuar në Europë, një ambasadore e Shkodrës dhe e Shqipërisë dhe një nga historitë më të bukura të sportit tonë në arenën ndërkombëtare.

Të ndërtosh një ekip fitues është e vështirë. Ta mbash atë në majë për më shumë se një dekadë, në kushtet e futbollit shqiptar, kërkon diçka shumë më të madhe: kërkon lidership, vizion, karakter, sakrificë dhe dashuri të pakushtëzuar për qytetin dhe fanellën.

Pikërisht këto cilësi e bëjnë Lazër Matijën jo vetëm një drejtues të suksesshëm, por një figurë referimi për sportin shkodran dhe shqiptar.
Për KF Vllaznia, Lazër Matija nuk është thjesht një emër i lidhur me një periudhë suksesi.

Me atë që ka ndërtuar, me sakrificën, vizionin dhe përkushtimin e tij ndër vite, ai është NJË EMBLEMË E KLUBIT DHE NJË NGA FIGURAT MË TË RËNDËSISHME TË FUTBOLLIT SHQIPTAR.

Ai ka një vend të veçantë tek KF Vllaznia dhe emri i tij është i lidhur pazgjidhshmërisht me një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë së klubit, si dhe me afirmimin e Vllaznisë dhe të futbollit shqiptar në arenën europiane.

Historia e Vllaznisë së Femrave nuk mund të shkruhet pa emrin e Lazër Matijës. Titujt, pjesëmarrjet europiane, Champions League, brezat e vajzave që janë rritur me fanellën kuqeblu dhe respekti që Vllaznia ka fituar ndërkombëtarisht mbajnë fuqishëm gjurmën e punës së tij. Për këtë kontribut, Shkodra dhe futbolli shqiptar i detyrohen jo vetëm mirënjohje, por respekt të veçantë. Prandaj dorëheqja e tij nuk duhet të kalojë si një lajm i zakonshëm sportiv. Ajo duhet të na bëjë të gjithëve të ndalemi dhe të pyesim: ÇFARË DO TË NDODHË NESËR ME VLLAZNINË E FEMRAVE?

Federata Shqiptare e Futbollit, si institucioni që drejton dhe menaxhon futbollin e luajtur në Shqipëri, duhet ta lexojë me shumë seriozitet këtë situatë.

Futbolli i femrave nuk mund të ndërtohet dhe të mbahet në këmbë pafundësisht mbi sakrificën, pasionin dhe financimin e individëve të veçantë.

Kur një drejtues, i cili për 13 vite ka ndërtuar një prej historive më të suksesshme të futbollit shqiptar, arrin në pikën e largimit, atëherë ky duhet të shërbejë si sinjal alarmi për të gjithë sistemin. Futbolli i femrave ka nevojë për një model të qëndrueshëm mbështetjeje.

Ka nevojë për investime në infrastrukturë, mbështetje financiare dhe logjistike, politika zhvillimi për vajzat dhe akademitë, si dhe mekanizma që klubet e futbollit të femrave të mos varen vetëm nga mundësitë ekonomike dhe sakrificat personale të një individi apo të një familjeje. Figura si Lazër Matija nuk prodhohen nga sistemi.

Janë pikërisht njerëz të tillë që, me vizionin dhe sakrificën e tyre, e mbajnë sistemin në këmbë. Liderë të tillë janë të rrallë. Dhe pikërisht për këtë arsye duhet t’i vlerësojmë kur janë në futboll, t’i mbështesim kur ndërtojnë dhe t’i dëgjojmë kur japin sinjalin se sistemi nuk mund të vazhdojë më në të njëjtën mënyrë.

Prandaj, i kërkojmë Federatës Shqiptare të Futbollit që këtë moment ta konsiderojë jo vetëm si një mundësi për reflektim, por mbi të gjitha si një moment për veprim konkret dhe të menjëhershëm për garantimin e vazhdimësisë së Vllaznisë së Femrave dhe zhvillimin e qëndrueshëm të futbollit të femrave në Shqipëri.

Nga ana tjetër, kjo kambanë alarmi duhet të dëgjohet fort edhe në Bashkinë Shkodër, nga Kryetari i Bashkisë, z. Benet Beci, Këshilli Bashkiak dhe të gjitha strukturat vendore.

Mesazhi ynë për ta është i drejtpërdrejtë:

KËRKOHET NDËRHYRJE URGJENTE DHE KONKRETE. VLLAZNIA E FEMRAVE NUK DUHET TË LIHET TË RREZIKOJË TË PUSHOJË SË EKZISTUARI!

Të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk mjafton të jemi krenarë për Vllazninë vetëm kur ajo fiton tituj apo luan në Champions League. Vllaznia ka nevojë për qytetin sidomos atëherë kur e ardhmja e saj vihet në pikëpyetje.

Ky ekip mban emrin e Vllaznisë, mban emrin e Shkodrës, mban fanellën kuqeblu dhe ka përfaqësuar këtë qytet dhe Shqipërinë në stadiumet më prestigjioze të Europës.

Prandaj Bashkia Shkodër duhet të aktivizojë të gjithë mekanizmat institucionalë dhe financiarë që ka në dispozicion dhe, së bashku me FSHF-në, komunitetin e biznesit dhe aktorët e tjerë, të gjejë një zgjidhje që garanton vazhdimësinë, financimin, infrastrukturën dhe konkurrueshmërinë e ekipit të femrave.

Standardet e futbollit europian po e bëjnë gjithnjë e më të rëndësishëm zhvillimin dhe mbështetjen e futbollit të femrave nga klubet që synojnë të konkurrojnë në Europë.

Prandaj dobësimi apo, edhe më keq, rreziku i zhdukjes së Vllaznisë së Femrave nuk është vetëm problem i ekipit të femrave. Ai prek drejtpërdrejt të ardhmen, zhvillimin dhe ambiciet europiane të gjithë Klubit të Futbollit Vllaznia. Kjo është arsyeja pse sot çështja e Vllaznisë së Femrave duhet të na bashkojë të gjithëve.

KF Vllaznia u bën thirrje publike Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkisë Shkodër, institucioneve, komunitetit të biznesit dhe të gjithë atyre që e duan dhe e mbështesin futbollin shkodran që të reagojnë urgjentisht.

Duhet të ulemi së bashku.
Duhet të gjejmë zgjidhjet.
Duhet të ndërtojmë një model të qëndrueshëm që jo vetëm garanton vazhdimësinë e Vllaznisë së Femrave, por i jep asaj mundësinë të vazhdojë të jetë krenaria e Shkodrës dhe e Shqipërisë në futbollin europian.

LAZËR MATIJA NDËRTOI NJË HISTORI. DETYRA JONË ËSHTË QË AJO HISTORI TË VAZHDOJË. VLLAZNIA E FEMRAVE DUHET TË VAZHDOJË. DUHET TË MBËSHTETET. DUHET TË MBETET KRENARIA E SHKODRËS! NA JENA QYTETI! NA JENA FUTBOLLI! NA JENA VLLAZNIA!

Post navigation

Previous: VIDEO – Prag fillimi i vitit të ri shkollor, kryebashkiaku Beci takim me drejtues të arsimit në Shkodër…
Next: VEZHGIM – “Prania Besnike” instrument për shqiptarët apo socialistët, me logon e PS- së në krye…?!

TË FUNDIT

ardian zaganjori parrulla partizani 2026

“Duhet të mbash edhe përgjegjësinë që vjen me të”, Ardian Zaganjori reagon për nderprerjen e ndeshjes në Shkodër

ShkodraWeb 6 September, 2026
arrest shkoderrrr 2026

Arrestohet 20- vjeçari nga Gruda e Re, me shtetas të mitur vidhte motomjete, biçikleta, celular e para…

ShkodraWeb 6 September, 2026
autobus aksident 2026

E RËNDË – Autobusi me nxënës kryesisht të shkollave të del nga rruga, të paktën 21 persona vdesin…

ShkodraWeb 6 September, 2026

TË FUNDIT

  • “Duhet të mbash edhe përgjegjësinë që vjen me të”, Ardian Zaganjori reagon për nderprerjen e ndeshjes në Shkodër 6 September, 2026
  • Arrestohet 20- vjeçari nga Gruda e Re, me shtetas të mitur vidhte motomjete, biçikleta, celular e para… 6 September, 2026
  • E RËNDË – Autobusi me nxënës kryesisht të shkollave të del nga rruga, të paktën 21 persona vdesin… 6 September, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 6 shtator 2026… 6 September, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 6 shtator 2026… 6 September, 2026
  • VIDEO – Vllaznia mundet në “Loro Boriçi” nga Partizani, kuqeblutë barazuan 2 herë avantazhin e miqve 5 September, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në Lëpushë të Malësisë së Madhe 40- vjeçari, ra në humnerë duke pësuar dëmtime… 5 September, 2026
  • “Ulu në gjunjë e kërko falje”, sherri me Eduard Kuçin, policia arreston këngëtarin Joz Marku, ish- banor i BBVip 5 September, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 5 shtator 2026… 5 September, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 5 shtator 2026… 5 September, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 5 shtator 2026… 5 September, 2026
  • NGA MATILDA MATIJA – Sot mbyllet një kapitull i madh i jetës së babit tim dhe i joni si familje… 4 September, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ardian zaganjori parrulla partizani 2026

“Duhet të mbash edhe përgjegjësinë që vjen me të”, Ardian Zaganjori reagon për nderprerjen e ndeshjes në Shkodër

ShkodraWeb 6 September, 2026
arrest shkoderrrr 2026

Arrestohet 20- vjeçari nga Gruda e Re, me shtetas të mitur vidhte motomjete, biçikleta, celular e para…

ShkodraWeb 6 September, 2026
autobus aksident 2026

E RËNDË – Autobusi me nxënës kryesisht të shkollave të del nga rruga, të paktën 21 persona vdesin…

ShkodraWeb 6 September, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 6 shtator 2026…

ShkodraWeb 6 September, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.