Skip to content
6 September, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA MUSA KURTULAJ – Rudi Vata shembulli që dashuria për prindërit është detyrimi më i bukur që kemi!

ShkodraWeb 2 September, 2026
rudi vata nana 2026

-Pse bën përshtypje në Shkoder ish-futbollisti i mirënjohur, Rudi Vata? –

Ka bërë jo pak përshtypje në Shkodër një gjest që, në thelb, nuk duhet të ishte aspak i jashtëzakonshëm: dashuria, respekti dhe përkushtimi i Rudi Vatës ndaj nënës së tij, Sonias.

Ish- futbollisti i Vllaznisë dhe i Kombëtares Shqiptare, një prej emrave të spikatur të futbollit shkodran e shqiptar, edhe pse prej shumë vitesh jeton në Skoci, vazhdon të vijë shpesh në Shkodër për t’i qëndruar pranë nënës së tij. Çdo mëngjes dhe pasdite, Rudi e shoqëron të ëmën dhe së bashku pinë kafen në një prej lokaleve në qendër të qytetit. Një pamje e thjeshtë, por që sot, për shumëkënd, është bërë një shembull i bukur i dashurisë dhe mirënjohjes ndaj prindërve.

“Nuk ka pse të bëjë përshtypje respekti ndaj prindërve. Ne thjesht kryejmë detyrimin që kemi ndaj atyre që na sollën në jetë!” Kështu shprehet Rudi Vata, me një thjeshtësi që ndoshta e bën edhe më të fortë mesazhin e tij, dhe shton se “e kuptoj që jetojmë në një kohë kur, fatkeqësisht, rastet e mospërfilljes ndaj prindërve po shtohen, por nuk duhet të ndodhë kështu, në asnjë rrethanë.”Dhe Rudi nuk flet vetëm me fjalë. Ai e ka dëshmuar këtë me vepra.

Vite më parë, babai i tij qëndroi për rreth gjashtë muaj i sëmurë, në regjim shtrati. Rudi nuk u nda prej tij. I qëndroi pranë, i shërbeu dhe e shoqëroi deri në frymën e fundit. “Kam kryer obligimin që ndjeja si biri i tij. Nuk ka asgjë për t’u çuditur këtu. Përkundrazi, nëse do të kisha qëndruar në Skoci, ndërsa babai im ishte i sëmurë në Shkodër, atëherë ata që më njohin do të kishin të drejtë të habiteshin dhe madje edhe të më etiketonin”, thekson Vata

Gjashtë muaj pranë kokës së babait të sëmurë. Ndoshta kjo fjali mjafton për të kuptuar njeriun përtej futbollistit në rastin konkret apo përtej një profesioni apo detyre shumë të rëndesishme.

Rudi Vata nuk është thjesht një emër i njohur i futbollit, por është një personalitet i spikatur i historisë së futbollit shkodran dhe shqiptar.
E nisi futbollin që në moshën 10-vjeçare në shkollën “Xheladin Fishta” në Shkodër dhe prej aty hodhi hapat e parë drejt një karriere të pasur sportive.

Nga viti 1987 e në vazhdim luajti si qendërmbrojtës me Vllazninë, ndërsa nga viti 1991 deri në vitin 2004 ishte edhe në përberje të Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Për 13 vite me Kombëtaren, në 32 nedeshje kapiten, zhvilloi 59 ndeshje dhe shënoi 5 gola.

Karriera e tij e çoi më pas edhe në klube të ndryshme futbolli si në Skoci, Gjermani, Francë dhe Qipro.Por pas gjithë këtyre viteve, pas ndeshjeve, stadiumeve, fanellave, trofeve dhe suksesit, Rudi Vata e di shumë mirë se kush qëndron në themel të gjithçkaje që ka arritur, dhe për këte shprehet se “gjithçka kam arritur në jetë është falë kujdesit dhe mbështetjes së prindërve të mi. Ndaj nuk kam se si të mos bëj çdo sakrificë për ta. “Sot, në moshën 57-vjeçare dhe baba i dy djemve, ai vazhdon të bëjë të njëjtën gjë që bëri dikur për babain e tij.

Për nënën, vjen nga Skocia dhe qëndron në Shkodër të paktën gjashtë muaj në vit, vetëm për të qenë pranë saj. Dhe përsëri, Rudi nuk e quan sakrificë.

“Kjo që po bëj sot për nënën time është më e pakta që mund të bëj. Dashuria dhe kujdesi ndaj prindërve është obligim dhe nuk është për t’u mburrur”, shprehet ai.

Ndoshta ky është mësimi më i bukur që na jep historia e tij. Prindërit nuk kanë nevojë vetëm për sukseset tona, por edhe për praninë tonë.
Nuk kanë nevojë për dhurata të mëdha, kanë nevojë për një kafe bashkë, për një telefonatë, për një dorë mbi sup, për pak kohë së kushtuari atyre.

Sidomos kur jeta na jep mundësinë t’ua kthejmë sadopak dashurinë që na kanë dhënë pa kushte, nuk duhet të presim pasi jeta ecën dhe një ditë mund të jetë vonë. Respekti për prindërit nuk është heroizëm, nuk është sakrificë për t’u treguar të tjerëve, është thjesht dashuri, është mirënjohje, është detyrimi më i bukur që kemi ndaj atyre që na dhanë jetën. /Nga Musa KURTULAJ, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Golem të Shkodrës, humb jetën 17- vjeçari…
Next: “Disiplina” e FSHF- së dënon Alban Xhaferin, i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, e pëson edhe Martini

TË FUNDIT

benblushi filmat shqiptar 2026

NGA BEN BLUSHI – Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë…?!

ShkodraWeb 6 September, 2026
ardian zaganjori parrulla partizani 2026

“Duhet të mbash edhe përgjegjësinë që vjen me të”, Ardian Zaganjori reagon për nderprerjen e ndeshjes në Shkodër

ShkodraWeb 6 September, 2026
arrest shkoderrrr 2026

Arrestohet 20- vjeçari nga Gruda e Re, me shtetas të mitur vidhte motomjete, biçikleta, celular e para…

ShkodraWeb 6 September, 2026

TË FUNDIT

  • NGA BEN BLUSHI – Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë…?! 6 September, 2026
  • “Duhet të mbash edhe përgjegjësinë që vjen me të”, Ardian Zaganjori reagon për nderprerjen e ndeshjes në Shkodër 6 September, 2026
  • Arrestohet 20- vjeçari nga Gruda e Re, me shtetas të mitur vidhte motomjete, biçikleta, celular e para… 6 September, 2026
  • E RËNDË – Autobusi me nxënës kryesisht të shkollave të del nga rruga, të paktën 21 persona vdesin… 6 September, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 6 shtator 2026… 6 September, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 6 shtator 2026… 6 September, 2026
  • VIDEO – Vllaznia mundet në “Loro Boriçi” nga Partizani, kuqeblutë barazuan 2 herë avantazhin e miqve 5 September, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në Lëpushë të Malësisë së Madhe 40- vjeçari, ra në humnerë duke pësuar dëmtime… 5 September, 2026
  • “Ulu në gjunjë e kërko falje”, sherri me Eduard Kuçin, policia arreston këngëtarin Joz Marku, ish- banor i BBVip 5 September, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 5 shtator 2026… 5 September, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 5 shtator 2026… 5 September, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 5 shtator 2026… 5 September, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

benblushi filmat shqiptar 2026

NGA BEN BLUSHI – Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë…?!

ShkodraWeb 6 September, 2026
ardian zaganjori parrulla partizani 2026

“Duhet të mbash edhe përgjegjësinë që vjen me të”, Ardian Zaganjori reagon për nderprerjen e ndeshjes në Shkodër

ShkodraWeb 6 September, 2026
arrest shkoderrrr 2026

Arrestohet 20- vjeçari nga Gruda e Re, me shtetas të mitur vidhte motomjete, biçikleta, celular e para…

ShkodraWeb 6 September, 2026
autobus aksident 2026

E RËNDË – Autobusi me nxënës kryesisht të shkollave të del nga rruga, të paktën 21 persona vdesin…

ShkodraWeb 6 September, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.